Përsëri sherr mes Thaçit e Haradinajt: Ky i fundit thotë se Radojiçiqin e kam takuar në zyrën e presidentit Thaçi

Ramush Haradinaj ka folur për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se përçarja për taksën ndaj Serbisë po paraqet probleme dhe mos unifikim ndërmjet faktorit politik të brendshëm.

Ndërkaq për bashkëpunimin me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, Haradinaj tha se nuk i ka dëgjuar komentet e presidentit në Tiranë.

“Do të ruhem në deklarata politike sikur rasti i Radojiçiqit ngaqë është në proces gjyqësor. Kam bashkëpunuar me Radojiçiqin sikur me ish-ministrin Rikallo. Dua të kujtoj se së bashku me presidentin Thaçi në zyrën e presidentit e kam takuar Radojiçiqin”, tha Haradinaj, raporton Kosovapress.

Derisa grindjet dhe thumbat mes kryeministrit dhe presidentit të vendit nuk kanë të sosur, kryeparlamentari Kadri Veseli deri më tani ka arritur ta mbajë veten disi si më i “paanshëm” dhe diç më i distancuar nga tërë këto polemika, por deri kur do të jetë kështu mbetet të shihet. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë