Aktivitetet kulturore në ‘Kino Armata’ gjatë kësaj jave

Kino Armata në Prishtinë përmes një njoftimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook ka paraqitur për qytetarët programin kulturor dhe aktivitetet e parapara për këtë javë.

Kësisoj, nga data 8 deri më 14 prill, në këtë hapësirë kulturore do të ketë shfaqje filmash e aktivitete të tjera.

Sot, (e hënë) nga ora 10:00 është mbajtur workshopi “Changing the Story”.

Ndërkaq, nesër (e martë, 9 prill), nga ora 20:00 shfaqet filmi “Attack from Space” (1964), me regji nga Teruo Ishii.

Një ditë më pas, të mërkurën e 10 prillit, po nga ora 20:00 do të shfaqet filmi “First Spaceship on Venus” (1960) nga regjisori Kurt Maetzig.

Të enjten, më 11 prill nga ora 20:00 do të shfaqet “Return of the Kung Fu Dragon”, film i vitit 1976, nën regji të Chick Lim Yu.

Të shtunën e 13 prillit i është lënë vend aktivitetit “Record Store Day”, që fillon nga ora 14:00. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë