Ambasadori Bosch: BE nuk reagon kurrё ndaj shkeljeve serbe

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pasi kërkoi që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore për 100 për qind për mallrat serbe, transmeton Kabllogrami

Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, ndonёse gjatё gjithё kohёs i shkelin marrёveshjet me Kosovёn.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre.

“Me veprimet e tyre ata po e bëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka përfunduar Bosch. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë