Galaxy X po mahnit globin

Telefoni i palosshëm i Samsung Galaxy F, i quajtur “Galaxy X”, është shfaqur në imazhe të reja që tregojnë se si mund të duket e ardhmja e telefonave fleksibil, të kompletuar me platformën miqësore Android Q në bord, transmeton Kabllogrami

Imazhet e reja të paraqitjes së potencialit Samsung Galaxy F vijnë nga Letsgodigital, të cilat shfaqin pamjet e një të ardhme të mundshme. Siç mund ta shihni, imazhi nxjerr në pah telefonin e palosur në formatin e tabletit, gjysmë të mbyllur dhe të mbyllur plotësisht.

Samsung ka zbuluar tashmë ekranin kryesor për këtë telefon të quajtur Infinity Flex Display, shkruan Telegrafi.

Kjo u shfaq zyrtarisht në Konferencën e Zhvilluesve të Samsung, megjithëse në një dritë të errët që ishte e vështirë për t’u parë. Kjo shfaqje e re e sjell atë ekran në një dritë shumë më të qartë.

Ekrani kryesor pritet të jetë një OLED prej 7.3 inç që paloset në vetvete. Kur të mbyllet do të ketë një OLED 4.5 inç në anën e jashtme të telefonit që lejon të përdoret si një telefon.

Nё prezantim, një video u shfaq në ekranin e plotë të shpalosur, pastaj, kur u palos, vazhdoi të shfaqej në ekranin më të vogël.

Samsung Galaxy F pritet të arrijë në fillim të vitit 2019, me një çmim prej mbi 1,000 dollarë. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë