Ambasadori gjerman në Serbi: Kosova të heqë taksën

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb tha se vendi i tij mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE dhe i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

Schieb tha për revistën “Diplomacy and Commerce” se ai pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar dhe se rezultati i tij duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dy palët dhe e zbatueshme.

“Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal,” tha ai.

Ambasadori përshëndeti progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili, tha ai, ka përmirësuar standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Ai përkujtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është njëri nga kushtet për përafrimin e Serbisë me BE-në./kp/ /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë