Moti gjatë vikendit në Kosovë me reshje bore

Gjatë këtij vikendi në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës së shtunë, sipas një parashikimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, bën të ditur Kabllogrami.

Gjatë ditës së shtunë çdo të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta bore. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe kthjellime”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius (ditën e diele). Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftim të IHMK-së. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë