Ambasadori Kosnett kritika pushtetit për korrupsion në Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur kritikat karshi Qeverisë së Kosovës dhe si duket krejt kjo ndërlidhet me rezistencën që po bën kryeministri për mos heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, shkruan Kabllogrami.

Sipas Kosnett, tema e korrupsionit duhet të shqetësojë çdo qytetar të vendit. Shqetësuese po se po qe 20 vite, por a tek tash është vërejtur se korrupsioni qenka rritur! Po sikur të hiqej taksa ditë më parë, a do të përmendej vallë kjo dukuri?

Përveç kritikave për largimin e taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina, ambasadori Philipp Kosnett ka kritikuar qeverinë edhe për dështimin në luftën ndaj korrupsionit.

Në një shkrim që e ka bërë ambasadori Kosnett në “Twitter”, është ankuar se Kosova ka qenë më mirë në vitin 2017 në luftimin e korrupsionit, sesa në vitin 2018.

Shkrimi i plotë i Kosnett në Twitter:

“ #CPI2018 ka dalë, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësojë çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë