Ansambli “Shota” me koncertin e fundvitit vjen ndryshe

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” ka vendosur që koncerti i fundit për sivjet të jetë ndryshe prej atyre që janë dhënë deri më tani. “Një lloj eksperimentimi” i është referuar drejtori i këtij institucioni, Shefqet Gjocaj.

Me pjesë të shkurtra, motive të trevave të ndryshme shqiptare, muzikë live në skenë e me këngë, “Shota” ka përthekuar premierën e dhënë të enjten në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Pas dy premierave për dy përvjetorë të ndryshëm − si “Lulet e Marsit” që i dedikohej 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe koreodrama “Kumt” e Gjergj Prevazit me rrëfimin për Skënderbeun në 550-vjetorin e vdekjes së tij − koncerti i fundit për vitin 2018 erdhi ndryshe, dhe gjithёsesi ishte mbresёlёnёs dhe shumё i pёlqyer pёr publikun. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë