Dardan Molliqaj pasi u zbulua thotё: S’kam asgjë për të fshehur

Ka reaguar protagosti kryesor i asaj qё po cilёsohet “new pronto” deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, të cilit iu zbulua komunikimi pёrmes SMS që pati me zyrtarё tё lartё tё partive nё pushtet, si dhe me disa kolegë të tij, raporton Kabllogrami.

Molliqaj ka thёnё se “Çdo bisedë me cilindo politikan mund ta publikoj. Skam asgjë për të fshehur. Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit”.

Ata, shkruan Molliqaj, “kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj”.

“Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara. Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”, ka thёnё Molliqaj nё pёrpjekje pёr tё sqaruar ndodhitё e sotme lidhur me SMS-at e kapur nё Kuvend. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë