Boris Johnson mbledh për herë të parë kabinetin qeveritar

​Kabineti i ri i Boris Johnson do të mblidhet për herë të parë sot, përpara se kryeministri i ri britanik t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Dominic Raab dhe Priti Patel u kthyen në qeveri. I pari si sekretar i Jashtëm, ndërsa e dyta si sekretare e Brendshme.

Më shumë se gjysma e kabinetit të Theresa May, duke përfshirë edhe Jeremy Hunt rivalin e kryeministrit Johnson, u larguan ose u shkarkuan, transmeton ksp.

Kabineti i Boris do të përbëhet nga 31 ministra, nga 29 sa ishin. 26% prej tyre do të jenë femra, që është rënie e pjesëmarrjes së grave në krahasim me kabinetin e May në të cilin ishin 31% femra.

Mosha mesatare do të jetë 48-vjeç nga 51-vjeç sa ishte. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë