Dardan Molliqaj: Të ulëta e të papranueshme, akuzat e Thaçit e Veselit se Vetëvendosja qëndron pas “Syrit të Popullit”

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse Vetëvendosja qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit”, janë të ulëta dhe të papranueshme.

“Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë. Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Dje presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e dëshmitarit tё dёmtuar në seancën gjyqësore ndaj “Syrit të Popullit”, ka implikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën si krerёt e ‘Syrit tё Popullit’. Thaçi është ankuar se ai dhe familja e tij janë lënduar që emri i tij ka qenë në listën për likuidim të grupit “Syri i popullit”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë