Nga cilat sëmundje vdesin më së shumti kosovarët

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat për “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë» për vitet 2014/2015. Ky publikim u mundësua me punën e përbashkët të ASK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Nga tё gjitha vdekjet e raportuara në vitin 2014, 79.4% janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 20.6% të pakoduara (pa diagnozë). Në vitin 2015, 81.8% e vdekjeve janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 18.2% e vdekjeve janë të pakoduara (pa diagnozë). Pjesëmarrja e vdekjeve të pakoduara është pasojë e mungesës së diagnozës nga personeli mjekësor, kompetent për konstatimin e vdekjes dhe shkakut të vdekjes.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes në Kosovë në vitin 2014 vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (61.0%); sëmundjeve me tumore (17.4%); sëmundjet me simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu (4.1%), etj. Ndërsa, në vitin 2015, vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (62.7%); sëmundjet me tumore (14.7%); sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.4%), etj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë