Enver Dugolli dyshon për arsyet e vërteta të dorëheqjes së Haradinajt

Veprimtari i shquar dhe njëherit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ish atasheu ushtarak i Kosovës në Shqipëri, Enver Dugolli, përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka ngritur dilemat dhe dyshimet për arsyet e vërteta të dorëheqjes së Haradinajt nga posti i Kryeministrit, raporton Kabllogrami

Ai përmes këtij shkrimi ka shtruar disa pyetje retorike ku nuk mungon as cinizmi, në të cilën kërkon arsyet e vërteta të dorëheqjes së Haradinajt. Mes tjerash në elaborimin e kësaj ҫështjeje ai shtron pyetjet: A dha dorëheqje Haradinaj për të fituar vota më shumë duke përdorur prapë luftën dhe ndjeshmërinë e saj?, apo për të të tentuar të mbulonte skandalet e shumta në qeverisjen e tij?,  apo edhe për t’i ikur rrëzimit të sigurt të qeverisë me mocion mosbesimi? Etj…etj…

Krejt kjo erdhi si shkas nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të AAK-së, të cilët po thonë se Haradinaj do të rikthehet fuqishëm si kryeministër nga zgjedhjet e rradhës.

Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e Enver Dugollit:

“Tani më të drejtë lindin pyetjet:
Cila mund të ishte arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Haradinajt:
Për të fituar vota më shumë duke përdorur prap luftën dhe ndjeshmërinë e saj?
Për të të tentuar të mbulonte skandalet e shumta në qeverisjen e tij?
Për t’i ikur rrëzimit të sigurt të qeverisë me mocion mosbesimi? Etj…etj…
Të gjitha janë të verteta, vetëm arsyeja e paraqitur nuk është dhe nuk mund të jetë. Sepse, nëse është kjo që na tha, e pse prap do kandidojë për kryeministër? A thua kjo gjykatë (gjithsesi e pa drejtë), paska mbaruar punë dhe po e shpallëka misionin e saj të përfunduar?
Fatkeqësisht asnjëra prej tyre. Kjo gjykatë vetëm sa ka filluar dhe nuk i dihet fundi. Shtrohet pyetja hipotetikisht, nëse Haradinaj do fitonte (të cilën as që e besoj), çka do bënte nëse e ftojnë prap? Prap do dorëhiqet?
Ky është proces dhe po sa ka fillu, këtë e dinë Haradinaj, këtë e dimë të gjithë, prandaj është mirë të tregohemi të sinqertë me popullin dhe ti themi atij arsyet e vërteta, e jo të shtiremi se aq shumë po e dashkëmi vendin dhe shtetin sa nuk mund të dalim para hetuesve në cilësinë e Kryeministrit!?
Sikur vetëm pak ta donte vendin dhe shtetin (të pakten çerekun e asaj që bëri gjatë luftës), së pari nuk do pranonte të hynte në kualicion me PDK-në të cilën e shante dhe akuzonte për shumë të kqija që i solli vendit. Nuk do e votonte demarkacionin për të cilin një kohë ishte (ashtu shtirej) i gatshëm të kallte flakë vendin. Nuk do merrte sa e sa vendime të dëmshme, por do jepte dorëheqje. Por jo, nuk e bëri atë sepse e donte shumë atë karrig të kryeministrit, sa që i shpëtuan edhe lotët. E kuptoj që tani më i erdhi fundi keq qeverisjes së tij dhe ofroj dorëheqjen. Njëjtë si Hashim Thaqi kur e rrëzonte veten. Mirëpo Hashim Thaqi e bënte këtë pasi e siguronte ndonjë marrëveshje që të vinte prap në pushtet, dhe ashtu ndodhte.
Uroj që mos të na përsëriten kurr më shabllonet e tilla qeverisëse të cilat i sollën vendit dëme tepër të mëdha, madhe disa të pariparueshme.”, ka shkruar Enver Dugolli në fund të postimit të tij. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë