Moti sot në Kosovë, nxehtë!

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Sot temperaturat do të ngiten deri në 32 gradë celsius.

Vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin evropian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Për sot pritet të jetë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga 13 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë nga 29 deri në 32 gradë celsius.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë