Gjakova dorëzon padi tjera ndaj serbëve që kryen krime gjatë luftës

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot dorëzon kontingjentin e dymbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë