Xhudo: Distria Krasniqi në finale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, pasi mposhti me Ippon në gjysmëfinale, serben Stojandinov, është kualifikuar në finale në Grand Prix të Turqisë, duke mposhtur xhudistin koreane-jugore, Yuyeong Kan.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten e Kazakistanit, Otgontsetseg Galbadrakh.

Përveҫ jug-koreanes Kan, në kategorinë deri në 48 kilogramë Distria Krasniqi, kaloi pa problem në garën gjysmëfinale, pengesën serbe Stojandinov, që e mposhti për 2 minuta e 49 sekonda, derisa për t’u kualifikuar në çerekfinale, të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë