Gjenerali Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë qëndron sot në Kosovë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Tod D. Wolters sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes duke filluar nga ora 10:20. Agjenda e takimeve të tij nis me ministrin Rrustem Berisha në ora 10:30, transmeton televizioni publik.

Më pas, gjenerali Wolters do të takohet edhe me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë