Gjermania kategorike kundër ndryshimit të kufijve, ia thonë edhe Vuçiqit

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, është mesazhi që kancelarja Merkel ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin e tyre të mbajtur të mërkurën, në Davos të Zvicrës.

Siç merr vesh gazeta “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës në fjalë se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiqit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë