Gjuriqi e mediat serbe me shumё zhurmё për arritjen e automjeteve të blinduara ushtarake “Humvee” nga SHBA-ja

Mediat e Beogradit me zhurmё raportojnë sot se “në Kosovë kanë arritur nga SHBA automjete të blinduara me mobilitet të lartë me shumë funksione, Humvee, që do të jenë në dispozicion për Forcat e Armatosura të Kosovës”, transmeton Kabllogrami

Ato saktësojnë se kanë arritur 24 automjete të tilla, ndërsa do të arrijnë gjithsej 51 sosh. Përveç ceremonisë së organizuar për këtë rast, në të cilën “morën pjesë personalitete të larta vendëse e dhe zyrtarë nga Ambasada amerikane”, ato theksojnë se në SHBA ndodhet për vizitë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ndrësa rikujtojnë se “ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett javën e shkuar deklaroi se Uashingtoni në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e forcave të sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në forca të armatosura”. Po ashtu e citon të ketë thënë se “SHBA ka investuar shumë para për ta stërvitur dhe se evoluimi i FSK-së në forca të armatosura të Kosovës është hap pozitiv”, transmeton Koha.net raportimet e mediave serbe.

Ka reaguar, si gjithnjё ashpër, edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinё Serbe, Marko Gjuriq.

“Një ushtri e re e Kosovës dhe përdorimi i barutit do të mund ta shtynte gjithë rajonin në një humenrë”, ka thёnё Gjuriq, duke shtuar se dikush po dëshiron një situatë të tensionuar në Kosovë.

“Gjithë kjo që kemi bërë në periudhën e mëparshme synon ‘normalizimin’ e situatës në Kosovë, por dikush dëshiron një gjendje të parregullt”, ka thёnё plot mllef Marko Gjuriq, pёrcjell Kabllogrami.

Derisa dihet mirёfilli se kush po dёshiron gjendje tё parregullt dhe tensione nё Kosovё. Ёshtё pikёrisht Gjuriqi me presidentin dhe qeverinё e Serbisё qё ndaj shtetit tё Kosovёs dhe shteteve tjera fqinje po vazhdojnё, pa ja hjekur asnjё presje, me politikat profashiste tё Millosheviqit, shkruan Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë