Limaj: Vuçiqin e njoh nga Haga kur ja mbushke Sheshelit bokallin me ujë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë  ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta shikoj diskursin e Serbisë, sepse sipas Limajt, ata kanë diskurs luftë nxitës dhe i mohojnë krimet që i kanë bërë në Kosovë. Këto komente Limaj i ka bërë në një emision televiziv në Klan Kosova, përcjell Kabllogrami

Objektivi kryesor i dialogut, sipas Limajt, është njohja, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtare. Limaj është zotuar se delegacioni do të jetë i përgjegjshëm dhe transparent.

Limaj ka thënë se Vuçiqin e ka takuar në Hagë dhe në atë kohë presidenti i sotëm serb ja mbushke bokallin me ujë dhe e shërbente me kafe, të akuzuarin për krime kundër njerëzimit – shefin e tij Vojisllav Sheshelin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë