Greqia kërcënon Turqinë

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke, Evangelos Apostolakis, paralajmëroi Turqinë se vendi i tij do të reagojë me vendosmëri në rast të ‘përshkallëzimit të provokimeve turke’.

Gjatë takimit me gazetarët grekë, Apostolakët shprehu gatishmërinë e ushtrisë greke pёr reagim, në rast se rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit.

“Nëse hyjnë në një ishull të pabanuar, ne do ta bëjmë ishullin rrafsh me tokë. Kjo është një vijë e kuqe e pranuar nga qeveria “, tha ai.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke shtoi se për Greqinë gjëja më e rëndësishme është sigurimi i paqes në rajon.

Duke komentuar mbi dialogun strategjik midis SHBA-së dhe Greqisë javën e kaluar, Apostolakis tha se Uashingtoni po kërkon një mënyrë për të siguruar një balancë në rajon, me “Greqinë duke luajtur një rol pozitiv dhe duke përfaqësuar një urë për synime të tilla”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë