Haradinaj sqaron sërish: Taksa s’ka të bëjë me Amerikën, por me Rusinë e Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë sot /të mërkurën/ se taksa prej 100% ndaj produkteve të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të hiqet pa pasur njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Kryeministri gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka saktësuar se taksa nuk është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka të bëjë me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia nuk është e gatshme ta njoh Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas tij, nesër do ta shohim fytyrën e vërtetë të Serbisë, gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”, theksoi Haradinaj.

Derisa, sipas raportimeve të disa mediave, por pa burime specifike të informacioneve, SHBA ka kërkuar që menjëherë të hiqet taksa në të kundërtën kjo e fundit nuk do të përkrah FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, por mbështetja do të zvogëlohej edhe në sferat e tjera, bile u  shkua aq larg sa thuhej se viza për SHBA i është kushtëzuar kryeministrit me heqjen e taksës. Tepër absurde për të qenë këto spekulime të vërteta, sepse SHBA-ja s’është Kore Veriore. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë