Hoxhaj: Serbia po vazhdon propagandën agresive për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës për të krijuar panik. Këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thёnё Hoxhaj, pёrcjell Kabllogrami

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi sot më herët duke kërcënuar, se me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës, shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Serbia përsëri po vazhdon propagandën agresive kundër Kosovës përmes mediave të kontrolluara për të krijuar panik. Këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Si anëtare e ardhshme e NATO-s, shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur vetëm sa do të garantonte paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj nё Twitter-in e tij. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë