Instituti EPIK: Mos përmbushja e reformave pamundëson Statusin e Kandidatit

Instituti i Kosovёs pёr Politikat Evropiane (EPIK) ka dalё sot me njё komunikatё pёr media, me tё cilёn bёn tё ditur se mos pёrmbushja e reformave pёr tё cilat janё zotuar institucionet e Republikёs sё Kosovёs nё rrugёn drejt integrimeve evropiane, e pamundёson marrjen e ‘Statusit tё Kandidatit’ pёr anёtarёsim nё Bashkimin Evropian, njofton Kabllogrami. Njёherit EPIK i rikujton premtimet dhe afatet qё ka bёrё Qeveria e Kosovёs drejt premisave euro-integruese, tё cilat pёr fat tё keq nuk duken gjёkundi nё horizont, bёn tё ditur Kabllogrami

Instituti EPIK rikujton se me rastin e formimit të qeverisë aktuale në shtator të vitit 2017, Qeveria e Kosovës në programin e saj të votuar në Kuvendin e Kosovës, premtoi që deri në fund të vitit 2018 do të aplikoj për statusin e Vendit Kandidat të BE-së.

Për më tepër, më 6 shkurt 2018, Qeveria deklaroi se Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Instituti EPIK tёrheq vёrejtjen se: “Sot, kur jemi afër tre-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së dhe dy-vjetorit të lansimit të Agjendës Evropiane të Reformave, institucionet tona kanë dështuar të zbatojnë reformat e parapara në agjendën evropiane të Kosovёs dhe të avancojnë nё perspektivën evropiane të vendit”. Po ashtu, EPIK vlerëson se institucionet e Kosovёs kanë premtuar afatet jorealiste për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat, derisa siç po tregojnё rezultatet e deritashme, institucionet nuk kanë arritur të përmbushin as gjysmën e prioriteteve të dakorduara.

Pёr fund, Instituti EPIK fton të gjitha institucionet që të rrisin angazhimet drejt zbatimit të MSA-së dhe krijimit të një mjedisi pozitiv për të mundësuar avancimin e vendit tonë në procesin e integrimit evropian, duke dhёnё edhe infografikën rreth ‘Statusit të Kandidatit’, transmeton Kabllogrami.

 

Nё vijim mund ta lexoni tё plotё komunikatёn pёr media tё Institutit Epik, bashkё me infografikën rreth ‘Statusit të Kandidatit’:

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë