Albin Kurti është më mirë: Po mjekohet në Klinikën Infektive nën kujdes intensiv

Mjekët po thonë se edhe për dy ditë do të duhet të qëndrojë në kujdesin Intensiv pranë Klinikës Infektive, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai u pranua dje në spital me gjendje shëndetësore jo të mirë. Kurti ka probleme me mushkëri. Ai nuk është i prekur nga gripi sezonal.

Albini po mjekohet në Klinikën Infektive, pas disa komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur me mushkëritë.

Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani,  ka thënë për gazetën express, se Albini u pranua në spital dje rreth orës 10:00 të mëngjesit. Sipas tij, fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV’së, ishte prekur nga gripi sezonal, por është vërtetuar se pasur ftohje në mushkëri.

Ai sqaroi se Albini është pranuar në spital për shkak të vështirësive në frymëmarrje, porse gjendja shëndetësore e Albin Kurtit është duke u përmirësuar.

“Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa inçizime”, citohet të ketë thënë drejtori i klinikës Infektive, Hamdi Ramadani për gazetën express. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë