Pamjet ekskluzive të vjedhjes nga dy zyrtarët e UNMIK-ut: Zyrtarja ruse dyshohet për spiunazh (Video)

Në një video,  të cilën e ka publikuar RTV Dukagjini, shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut,  të cilët kryejnë një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Njohësi i zhvillimeve të sigurisë,  Agim Musliu mendon se bëhet fjalë për vepër spiunazhi pasi zyrtarja e UNMIK-ut është ruse. Sipas tij, ky rast duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe  ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë. Ajo është e martuar me Luis Bekteshin nga Shqipëria, përcjell Telegrafi.

Në video çifti shihet duke e shmangur një artikull nga dyqani, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vjedhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.

“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin policor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka i cili tregoi se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet. Beka tha se ka biseduar me prokurorin e rastit i cili ka thënë se hetimet kanë nisur.

Organet e sigurisë dyshojnë se përtej vjedhjes ky është akt spiunazhi.

Këtë e pretendon edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Sipas tij, krejt kjo është e menduar mirë.

“Për mua, në profesionin tim, kjo nuk mund të kategorizohet si vjedhje e thjeshtë. Duke e ditur statusin e saj [ruses], kjo i ngjanë një aktiviteti operativ të shërbimit intelegjent rus”, deklaroi  për RTV Dukagjinin eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Jana, në xhirimet e siguruara nga RTV Dukagjini shihet se si e kryen këtë akt jo të zakonshëm të vjedhjes.

Sipas Musliut, organet e sigurisë duhet të merren me këtë rast deri në detaje e jo ta lënë në këtë mënyrë.

“Dyqani ku ka ndodhur vjedhja është afër tri institucioneve kryesore të shtetit të Kosovës. Pra shumë afër Presidencës, Qeverisë e Kuvendit…Rrjedhimisht mua më shton dyshime se kjo është një agjente e infiltruar”, deklaroi  eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Redaksia ka dërguar pyetje për rastin edhe në UNMIK, AKI dhe Polici të Kosovës por nuk ka marr ende përgjigje./RTV Dukagjini/.

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë