Të gjithë lexuesve të vet, portali Kabllogrami ju uron vitin e ri duke ju uruar shëndet të mirë, sa më shumë dashuri e mirëkuptim me njerëzit që ju rrethojnë, sa më shumë gëzime e sa më pak hidhërime. Lutemi për ju që ndjenja e lumturisë me suksese në punë e studime t’ju përcjellin prore gjatë tërë vitit. Gëzuar 2019
Në pragun e ndjenjave të mrekullueshme, në ndërrim apo vazhdim të moteve… Kur koha me rëndësinë e saj vjen duke numëruar orët, minutat…Në këtë përjetim të veçantë të cilën e ndjejmë vetëm një herë në vit…Sikur në mëdyshje, ndalemi nëpër ditët e shtrira të lumturisë dhe me lehtësi sikur duam t’i bartim në ditët e vitit që po vjen.
Me që jeta është sikur lëvizje nga ndjenja për të dëshiruar, urojmë të shohim çdo ditë bukurinë e saj. Të jemi të fortë, të ndershëm, bujarë…
Të bëjmë kohën të rëndësishme dhe vendin tonë në të. Urojmë në gatishmëri për të duruar dhimbjen, urojmë për këmbëngulje për t’u mos u gjunjëzuar dhe me mësime nga vështirësitë të hecim para pa ndalur, me suksese, këmbëngulje e pasion drejt fitoreve…
Urojmë që dija, imagjinata dhe veprimi të na bëhen një punëtori e mrekullueshme për ide të reja, punë, besim, forcë e zotërim të mundësive. Urojmë të shohim çdo çast të vitit sikur të ishim fëmijë…
Urojmë të jetojmë edhe për hir të tjerëve, atdheut, familjes, krijimtarisë, të uriturve…
Urojmë kudo që ndodhemi të ndjehemi krenar… Gëzuar për jetë e mote!… Redaksia, A.A./©Kabllogrami/