S’ka më pritje të gjata në Merdare

Që pas vitit të ri e deri dje e pardje raportohej se pritjet në pikën kufitare në Merdare ishin deri në 10 orë, ndërsa sot, mё sё shumti mund tё presёsh nё kufi diku rreth 30 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 30 minuta, e për të hyrë në Kosovë, 3 deri 5 minuta, pёrcjell Kabllogrami.

Sidomos muaji dhjetor e fillimi i janarit, ngjallën shumë reagime e shqetësime tek mërgimtarët, pasi kolonat ishin kilometërshe e kjo ua bënte edhe bajat, ardhjen në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet po ashtu janë 3 deri 5 minuta. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë