Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, jep detaje pёr anulimin e konferencёs pёr media nё Bruksel

Takimi në Bruksel u përcoll me përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, derisa kryeministri Haradinaj nuk ka lëshuar pe për heqjen e taksës 100% pёr mallrat serbe.

Kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të konferencës për media të kryeministrit Ramush Haradinaj me zyrtarët e lartë të BE-së, shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se janë pajtuar që konferenca të mos mbahej, për shkak se siç thotë ai, dallimet janë të mëdha.

“U morëm vesh që të mos mbahet konferenca për shkak se dallimet janë të mëdha, taksa mbetet në fuqi”, ka thënë Arifi. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë