Jeremiçi për vota shan BE-në e bëhet rusofil: ‘Zbulon’ përplasjen Putin – Vuçiq

Politikani i opozitёs serbe, Vuk Jeremiq, qё njihet po si kёta tё pozitёs nё Serbi pёr konstrukte tё ndyra, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e Rusisë, megjithatë, sipas zbulimeve tё tij, raportet ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksander Vuçiqit nuk janë aspak të mira shkaku i ‘servilosjes’ sё Vuçiqit ndaj Perëndimit.

Jeremiq ka thënë se edhe përkundër kësaj mbështetje të Rusisë, Putini e përçmon Vuçiqin.

Sa i përket Qeverisë së Serbisë që udhëhiqet nga Ana Brnabiq, ai ka thënë se është “totalisht servile ndaj Perëndimit”, dhe se një qëndrim i tillë është hipokrit dhe i pandershëm ndaj Rusisë pavarësisht mbështetjes së Moskës për Beogradin, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është arsyeja se pse Putin është konfrontuar personalisht me Vuçiqin”, ka shtuar politikani serb.

Ai ndër të tjera ka thënë se Vuçiq është i gatshëm të pranojë çfarëdo marrëveshje për Kosovën, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Jeremiq thotë se lejimi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB, do të jetë një tradhti që do ta bëjë Vuçiqi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë