Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian: Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell

Grupi për Studime Juridike dhe Politike /GLPS/ sot ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën: “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”.

Në këtë konferencë për media, GLPS do të prezantojë vlerësimet e saj mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe implikimet e tyre në raport me pritjet dhe qëllimet e Kosovën në kuadër të agjendës për integrim evropian.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet profileve të presidentes tashmë të konfirmuar të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të nominuarit për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Në diskutimin e profilit të këtij të fundit do të shtjellohen më gjerësisht se cilat mund të jenë efektet dobiprurëse dhe të dëmshme të konfirmimit të tij potencial për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se cila duhet të jetë qasja e institucioneve të Kosovës në rast se i nominuari Josep Borrell nuk i përmbahet qasjes neutrale ndaj shtetësisë së Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë