Moti: Fundjavë me shi në Kosovë

Në fundjavë mot i freskët dhe me reshje lokale shiu ditën e shtunë. Java e ardhshme sjell një valë të të nxehtit afrikan.

Një front i ftohtë me masa më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit do të kalojë nesër mbi rajonin tonë. Si rrjedhojë gjatë ditës së shtunë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e në aspektin termik temperaturat do të pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare.

Gjatë javës në vijim nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

3.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë ngrohtë. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
4.08 – Kryesisht me diell. Pasdite me vransira lokale, me mundësi për riga lokale shiu.
5.08 – Kryesisht me diell.
6.08-7.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

 

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në33C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë