LVV e denoncon Shpendin nё Polici

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot gjatë ditës në Policinë e Kosovës informata për ish-bashkëpartiakun e tyre Shpend Ahmeti. Vetëvendosje po e akuzon Shpend Ahmetin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi, pasi që përmes një vendimi i ka ndarë 60 mijë euro për festivalin “Sunny Hill”.

Sipas Vetëvendosjes, këtë vendim për ndarje të mjeteve, kryetari Ahmeti e ka arsyetuar me pagesën e këngëtarit me origjinë shqiptare, Action Bronson.

“Kohëve të fundit, kryetari ka filluar që paranë e qytetarëve të Prishtinës, ta shpërndajë si t’i teket. Kujtojmë se kjo përveçse është e pandershme, në këtë rast, përbën edhe shkelje të rëndë të konfliktit të interesit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili është edhe vetë anëtarë bordi në festivalin ‘Sunny Hill’. Pavarësisht se ai mund të deklaroj tani ndryshe, ka deklarata publike dhe gjithashtu edhe ueb faqja e OJQ-së ku janë derdhur këto mjete e ka vërtetuar këtë.”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Biletat për koncertin e “Sunny Hill” janë shitur në treg me vlerë prej 35 euro deri në 75 euro.

Artisti Action Bronson ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka përdorur marijuanë gjatë koncertit, por mё pas ishte liruar pёr mungesё provash. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë