Mediat serbe bëjnë shumë zhurmë për asgjë: U pengon ulësja e Thaçit në Paris, e Vuçiqi në qoshe!

Pothuaj gjithë mediat serbe kanë reaguar në mënyrë patetike duke e quajtur skandaloze radhitjen e mysafirëve në manifestimin qendror, përballë Portës Triumfale në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të marrëveshjes që i dha fund Luftës ë Parë Botërore, në një vend ku ishin krerët shtetërorë të më shumë se 80 shteteve, duke vlerësuar se nikoqiri e ka nënçmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse kanë favorizuar presidentin Thaçi, i cili ishte ulur në binën kryesore ku ishin liderët kryesorë botëror, raporton Kabllogrami

Derisa në mesin e rreshtit të parë të binës ishin ulur mikpritësi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe mysafirët kryesorë, presidentët amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, menjëherë pas tyre në rreshtin e dytë, ishte presidenti i Kosovës, Hashim së Thaçi, shkruajnë mediat serbe, duke shprehur pezmin e tyre, tranmeton Kabllogrami. Mediat serbe spekulojnë se shumë shtete kanë kërkuar sqarime dhe paralajmëruar edhe nota proteste ndaj Francës, për këtë sipas tyre “skandal”, duke përmendur në këtë mes edhe Turqinë, Malin e Zi, irlandën etj, por pa dhënë detaje konkrete, shkruan portali srbijadanas.com.

Sado të kenë kaluar kamerat pranë binës së nderit, vështirë do ta kenë regjistruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirët francezë  dy herë e poshtëruan aleatin e dikurshëm serb nga Lufta e Madhe, shkruan “N1”.

“Herën e parë kur lejuan që në Katedralen Notre-Dame të valojë flamuri i Kosovës… dhe sot kur për presidentin e Serbisë nuk rezervoi pozitën që e meriton vendi, që sipas medive serbe ‘pësoi  më së shumti në Luftën e Parë Botërore’. Vetëm me përpjekje të madhe dhe duke ngadalësuar pamjet e transferimit u gjet dhe presidenti serb, menjëherë pas qiftit  mbretëror të principatës së vogël të Monakos”, shkruan portali serb Informer.rs, përcjell Kabllogrami.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga gazetarët, tha se Hashim Thaqi ka pasur pozitën më të mirë, duke thënë se “nuk ishte vendi të krijohej ndonjë skandal”, ndonëse kishte mbetur shumë hatri, përcjell portali blic.rs.

“Po të ishte e ulur atje presidentja e Kroacisë, do ta kuptoja, pasi që fjala do të ishte për radhitje alfabetike. Kjo ka mundur të ketë njëfarë kuptimi pasi që kroatët janë dëshmuar në Luftën e Parë Botërore, ndonëse në anën e kundërt” ishte thumbimi i Vuçiqit për kroatët. “Kjo nuk kishte të bënte me rendin alfabetik. Afër meje ishte presidenti i Letonisë. Por nuk kishte kuptim që të bëja skandal atje, do të dakordoheni edhe ju, nuk ishte vendi”, ka thënë Vuçiq për gazetarët, sipas portaleve serbe b92 dhe blic.rs. /kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë