Ndryshimi i kufijve, Mesiç kundër Thaçit e Vuçiqit: Nuk ia doli dot as Millosheviçi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Meta u shpreh se ky vlerësim për ish-presidentin Kroat vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të mbrojtur tё drejtat legjitime tё shqiptarëve në Ballkan, transmeton Kabllogrami

Në fjalën e tij, Mesiç, është shprehur hapur kundër idesë Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. E provoi edhe Millosheviqi por nuk ia doli, pёrveç faktit se ka la mbi 100 mijë të vrarё.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stepjan Mesiç theksoi pas marrjes së çmimit se dekorata e marrë është një vlerësim për punën si dhe një shtysë për të vijuar përpara në të njëjtin mision. Mesiç e cilësoi idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë si të gabuar dhe e vendosi theksin tek drejtimi për në Bashkimin Evropian.

“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë.  Kam punuar  dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe pёr të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Si president jam angazhuar për të drejtat dhe të padrejtat që iu janë bërё atyre (shqiptarёve) në Jugosllavi.  Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetës i Serbisë së Madhe të Pastër”.

Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij, por ka lёnё mbi 100 mijë të vdekur. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë e gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore”, ka thënë Stepjan Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë