Në Kosovë sot mot i kthjellët por i ftohët

Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, thuhet në njoftimit e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur Kabllogrami.

Tutje njofton IHMK, sot në Kosovë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 10 deri minus 9 gradë Celsius.

Në vazhdim të njoftimit për qytetarët, IHMK thotë se, shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, njofton IHMK për parashikimin e motit për ditën e sotme. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë