Edhe një prodhim i patentuar i Driton Kukës në krye të xhudos botërore

Akil Gjakova që të shtunën në Budapest i ngjante Akilit në luftën e Trojës, është dëshmia më e mirë se puna serioze dhe e pa epur e mjeshtrit Driton Kuka me stafin e tij, po jep rezultatet e veta kulmore, dhe pse jo, me një përkushtim e punë të tillë në ҫdo lëmi, jo vetëm në sport, do ishim në krye të Evropës e Botës, apo të paktën aty rreth kreut duke imponuar respekt, shkruan Kabllogrami.

Suksesi i fundit i Gjakovës në turneun Grand Prix të xhudos në Budapest, është dëshmia më e mirë për ngritjen e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, kategori që llogaritet me konkurrencën më të madhe te meshkujt. Në Budapest morën pjesë 60 garues në kategorinë e tij.

Akil Gjakova, të shtunën e fitoi medaljen e artë që ishte e para dhe suksesi më i madh i tij për këtë vit. Ai dominoi plotësisht në kategorinë e tij, duke e mposhtur edhe legjendën e xhudos japoneze Masashi Ebinuma, që është kampion i trefishtë bote dhe ka edhe dy medalje të bronzta olimpike. Gjakova e mposhti Ebinuman në çerekfinale, kurse në finale ishte më i mirë se xhudisti nga Rusia, Georgii Elbakiev.

Prej Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit … që janë padyshim heroinat femra të kombit tonë, priten medalje në çdo garë që paraqiten, por na gëzon fakti që në  këto prodhime të patentuara ‘par ekselans’ të Toni Kukës, dita-ditës po futet më në fund edhe një qenie e gjinisë mashkullore, siҫ është Akil Gjakova.

Lutemi që kjo seri kulmore e këtyre prodhimeve kualitative të vazhdojë, dhe jo vetëm në xhudo, por të jetë inspirim edhe për sportet tjera dhe jo vetëm, ku talentetët nuk mungojnë por nevojitet vetëm puna e duhur me brezat e rinj, në mënyrë që të jemi në krye të Evropës e Botës. E shihni që s’qenka edhe aq e pamundur të jemi aty. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë