Në Kosovë sot parashikohen reshje shiu e shkarkime rrufesh

Kjo javë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë