Njё Historiane qё po shemb konstruktet falco tё historisё greko-sllave: S’ka popull helen, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit

Pak ditë më parë historiani Arben Llalla publikoi kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ të Gjirokastrës, Panajot Barka që ngre dyshime mbi shqiptarët, origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar. Për të folur mbi këtë temë e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv ishte historiania Elena Kocaqi. 

Ajo u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz.

Shqiptarët janë populli më autokton në Europë, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt. Përveç disa njerëz ekstremistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet historike janë të plota që tregojnë një autoktoni të shqiptarëve. Dëgjova edhe dyshimet mbi Skënderbeun, por nuk e kuptoj këtë injorancë. E gjithë kjo bëhet politikisht për të manipuluar historinë” tha ajo.

Më pas Elena Kocaqi u ndal te historia e vendit fqinj duke deklaruar se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë.

Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë” tha ajo. Sipas Kocaqit, Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve duke e manipuluar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përballet me historianë grekë. “Greqisë po i more edhe antikitetin ngelet pa histori, shikon t’u vjedhë historinë të tjerëve.

Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është manipuluar. As mua nuk më besohej në fillim. Jam gati të përballem me historianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam problem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri ka një muaj që ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”.

E ndërsa u shpreh se grekët edhe emrin e shtetit e kanë tonin, në fund historiania foli edhe për origjinën e kryeministrit grek Tsipras dhe negociatat që po bëhen mes dy vendeve, ku mes kërkesave grekët kanë edhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet. “Delegacionet e dy vendeve nuk duhet të vendosin asgjë, pasi i vendosin historianët, janë çështje shkencore historike, jo politike.

Termi çam nuk mund të hiqet. Tsipras po të ishte çam mysliman do të ishte në Shqipëri sot do ta kishin dëbuar. Historia e Greqisë është false. Ata po t’iu gërryesh dalin të gjithë arvanitas. Manipulimi është bërë në shekullin e 19-20, madje edhe Greqia me Maqedoninë zihen kot se ata janë shqiptarë. Të vetmit trashgimtarë të Greqisë antike janë shqiptarët. Ata edhe kreun e kishës e kanë arvanitas” përfundoi Elena Kocaqi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë