Një delegacion i lartë i Këshillit kombëtar të sigurisë së SHBA-ve viziton sot Kosovën

Përfaqësues të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë, John Erath dhe Brad Berkley do të qëndrojnë sot në një vizitë në Kosovë.

Ata pas takimit që kanë pasur në Serbi, sot ndodhen në një vizitë në Prishtinë, ndërsa do të takohen me liderët vendor.

Takimin me delegacionin e lartë të Këshillit kombëtarë të sigurisë së SHBA-së, e ka konfirmuar edhe Presidenca.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley”, thuhet në njoftimin  për media. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë