Pas amerikanëve, gjermanët – Në çka u fokusuan ata?
Këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarës gjermane Angela Merkel, Jan Heker dhe Matias Litenber janë takuar me të parin e qeverisë Ramush Haradinaj.
Dy njerëzit që sollën në Prishtinë porosinë e Angela Merkelit i thanë Haradinaj se duhet gjetur një zgjidhje rreth tarifës për produktet serbe.
Pos kësaj, këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të Gjermanisë me prioritet kanë diskutuar çështjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në ndërkohë, duke iu referuar burimeve diplomatike, Jan Hecker – këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel dhe këshilltari për Ballkan i saj, Matthias Leuttenberg, do të shkojnë edhe në Serbi pas vizitës që do ta zhvillojnë në Kosovë. /©Kabllogrami/