Protestat s’po ndalen nё Hungarisë kundër Qeverisë

Mijëra njerëz u mblodhën të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror të Hungarisë, për të pestën natë me radhë, për të protestuar kundër qeverisë djathtiste të kryeministrit, Viktor Orban, transmeton Kabllogrami

“Nuk do të largohemi”, “Ata po gënjejnë ditë e natë”, brohorisnin protestuesit.

Dy ligjvënës u tërhoqën zvarrë jashtë ndërtesës së televizionit në Budapest, pasi bënë përpjekje të nxjerrin në transmetim një peticion kundër Orbanit.

Peticioni bënte thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, “ligjeve të skllavërisë”.

Protestat janë ndër më të mëdhatë në disa muaj dhe shpërthyen pas kalimit të një ligji të ri të punës, i cili mundëson gjashtë ditë pune në javë.

Por, protestuesit po ashtu kërkojnë të luftohet korrupsioni qeveritar, të krijohet një gjyqësor i pavarur dhe të mbrohen mediat e pavarura.

Qeveria e ka mbrojtur ligjin e ri të punës, duke thënë se ai do të lehtësojë mungesën e punëtorëve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë