Qeveria sot aprovoi projektligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ka mbajtur sot mbledhje me urgjencё pёr t’i dalё nё fjalё PSD-sё, tё cilёt kishin kushtёzuar votimin e buxhetit me nxjerrjen e ‘Ligjit pёr dialogut’ deri tё hёnёn (sot). Nё kёtё frymё, Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, bёn tё ditur Kabllogrami.

Me këtë rast Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Serbinë. Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet pёr miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e  buxhetit 2019. “Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë”, ishte kushti i PSD-së. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë