Lojtarët e Liverpoolit kapen nga paparacёt në një klub nate në Mançester, edhe Shaqiri aty

Klubi i Liverpool ёshtё në krye të tabelës në kampionatin anglez, kampion pёr sezonin dimёror, andaj lojtarët kanë vendosur ta përmbyllin me një aheng në një klub nate në qytetin e Mançesterit. Kjo nuk ju ka ikur paparacëve, transmeton Kabllogrami.

Në mesin e lojtarëve ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili ishte heroi i skuadrës në derbin ndaj Manchester Unitedit. Pjesëmarrës ishin edhe Sadio Mane, Dejan Lovren, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Daniel Sturridge, Divock Origi, Naby Keita, Alberto Moreno dhe Mohamed Salah.

Ndeshja e ardhshme e LFC-së është kundër Newcastles të mërkurën mbrëma.

Aktualisht skuadra e Jurgen Klopp renditet në vendin e parë me 48 pikë, ndjekur nga Manchester City me 44 pikë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë