Rrezikim i lartё i sigurisё nacionale: Eksploziv shtyllës së tensionti të lartë Tirana2 – Podgoricë

Ky veprim duket tejet alarmues dhe pёr nga pёrmasat e dёmёve qё do tё shkaktonte mund t’i atribuohet vetёm ndonjё shёrbimi sekret tё specializuar pёr aksione diverzante, me qёllimin qё t’iu bёjё dёme shqiptarёve dhe fqinjёve tjerё, shkruan Kabllogrami.

Një sasi eksplozivi është vendosur në shtyllën e tensionit të lartë 400kV, Tirana2 – Podgoricë, në Fushë Krujë. Lajmi është njoftuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, njofton abcnews.al.

Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë