Senati kundër Trump-it, voton kundër tërheqjes nga Siria dhe Afganistani

Uashington, 6 shkurt – Senati i SHBA, me një shumicë republikane, ka miratuar një ligj që paralajmëron administratën Trump kundër tërheqjes me nguti të trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani, transmeton ANSA.

Ky vendim, që u mor disa orë përpara fjalimit të Kombit nga ana e presidentit Trump, përbën tashmë një pengesë për këtë të fundit.

Dispozita, që tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, gjithashtu kërkon që para se të fillojë çdo tërheqje nga këto vende problematike, Trump duhet të vërtetojë eliminimin e rrjeteve terroriste të Al Kaedës dhe ISIS-it. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë