Serbia prezanton hartën e vet për mundësitë e investimeve, pa Kosovën në të

Në Frankfurt të Gjermanisë po mbahet një ekspozitë për Menaxhimin e Investimeve, ku janë duke u prezantuar potencialet për investim nga shumë vende të botës. Pjesë e këtij, prezantimi është edhe një delegacion nga Republika e Kosovës si dhe nga Serbia.

Përfaqësuesit delegacionit i Serbisë për herë të parë gjatë prezantimit të mundësive për investime, nuk e ka prezantuar në hartën e tyre edhe Republikën e Kosovës si pjesë të saj, siç kishte ndodhur deri më tani në prezantimet që delegacione nga ky shtet kishin bërë në konferenca ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.

Largimi i Kosovës nga harta e Serbisë mund të aludohet se zyrtarët e Serbisë janë duke u pajtuar se Kosova më nuk është pjesë e saj dhe se të dyja vendet duhet të prezantohen në konferencë atë tilla si dy shtete të ndryshme fqinje.

Pjesë e këtij, delegacionit janë përfaqësues nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (KIESA), niveli komunal dhe bizneset. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë