Sot në Kosovë mot i ndryshueshëm

Sipas parashikimeve të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mësohet se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pas dite parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Ndërkaq njoftohet se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë