Tokio i gatshëm për botërorin e Xhudos që nis sot

Xhudistë nga mbarë bota janë vendosur në Tokio të Japonisë, ku të dielën  /sot/ fillon Kampionati Botëror për vitin 2019. Në mesin e 860 xhudistëve janë edhe pesë garuesit e Kosovës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Të premten, ekipi i Kosovës ka bërë akreditimin, derisa mbrëmë /e shtunë/ xhudistët mësuan kundërshtarët, ndërsa në mbrëmje ka matjen zyrtare Distria Krasniqi, transmeton Koha Ditore.

Krasniqi është e vetmja xhudiste e Kosovës që garon të dielën, në ditën e parë të Botërorit. Ajo garon në kategorinë deri 48 kilogramë.

Të hënën garon Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë.

Gara e Kosovës përmbyllet të premten, kur në tatami del Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë