Tmerruese: 5 mijë qytetarë hjekin dorë nga shtetësia e Kosovës kёtё vit, vitin e kaluar edhe mё shumё

Me kёto trende tё vet zhdukjes tonё, pёr pak vite, me gjasё do tё kemi banorё sa Mali i Zi. A ka ky vend ndonjё pushtet apo institucion qё shqetёsohet pёr kёto trende dhe tё dhёna alarmante, apo edhe kёta pushtetarёt tanё me kast po ua bёjnё ‘argatin’ armiqёve tanё duke tkurrur territor e duke e detyruar nё vet zhbёrje popullin tonё. A e kuptojnё kёta faqezinjё nё pushtet, konceptin e zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve tё reja tё punёs, shkollimin cilёsor e sundimin e ligjit, nё mёnyrё qё rininё ta mbajmё kёtu pёr tё jetuar e zhvilluar vendin, e jo t’i pёrzёmё e t’ua japim tё gatshёm vendeve tjera. Duket se jo, se pёr momentin, paria jonё tash e dhjetё vite, janё tё zёnё me pasurimin personal dhe zhvatjen e pasurisё publike. As pushtuesit shekullorё s’kanё mundur tё na zhbёjnё me kёto pёrmasa, madje duke pёrdorur edhe gjenocidin ndaj nesh.

Nga janari deri në tetor të këtij viti nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë rreth pesë mijë qytetarë. Shifra përafërsisht të njëjta të heqjes dorë nga shtetësia kanë qenë edhe në vitin e kaluar, shkruan Gazeta “Zëri”, transmeton Kabllogrami

 

Rreth pesë mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës në dhjetë muajt e parë të këtij viti. Ndërkohë që numri i atyre që kanë fituar shtetësinë e Kosovës në këtë periudhë është rreth treqind, kurse vitin e kaluar numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës ka qenë rreth pesë mijë e shtatëqind. “Gjatë periudhës janar-tetor 2018 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 4831 persona. Gjatë periudhës janar-tetor 2018 shtetësinë e RKS-së e kanë fituar 298 persona. Në vitin 2017 janë liruar nga shtetësia e RKS-së 5699 persona, kurse e kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës 334 persona”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për gazetën “Zëri”.

Njё fjalё e urtё thotё “Faji ёshtё jetim”. Por deputetë nga partia qё pёr 10 vite qeverisёn me Kosovёs, as fajin s’e lёnё jetim, ‘fajin ua lёnё vizave’. Thonё se nëse vizat nuk hiqen deri në dhjetor ky numër mund të rritet edhe më shumë.

Liberalizimi i vizave, ndikues në lënien e shtetësisë

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Elmi Reçica, për “Zërin” ka thënë se mosliberalizimi i vizave është ndër faktorët kyç që qytetarët kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. “Ne kemi bërë përpjekje të madhe për ta formuar dhe realizuar këtë shtet. Është një situatë e rëndë dhe atëherë humb edhe kuptimi i shtetit të formuar dhe gjithë asaj rruge që është bërë. Gjithsesi qytetarët përveç çështjes ekonomike kanë dhe liberalizimin e vizave, që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që qytetarët ta ndërrojnë shtetësinë”, ka thënë Reçica.

Më tutje ai ka përmendur edhe arsye tjera pse qytetarët kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Është diçka tjetër edhe kur qytetarët duhet ta ndërrojnë shtetësinë e Kosovës me një shtetësi tjetër, shpeshherë janë edhe të detyruar nga ligjet përkatëse që kanë shtetet e tjera e që nuk e lejojnë dyshtetësinë”, ka potencuar ai, shkruan zёri.info.

Qytetarët, të frustruar me gjendjen në vend

Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshit, frustrimi i qytetarëve me gjendjen në vend “ka frikësuar” Bashkimin Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. “Frustrimi i qytetarëve, i cili ndoshta është shkaku kryesor që ka frikësuar shtetet anëtare të BE-së lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave, është evident dhe manifestohet me shkallë të lartë demoralizimi, por lënia e shtetësisë është më shumë e lidhur me mundësinë dhe përcaktimin e qytetarëve tanë për një shtetësi tjetër në vendet evropiane ose përtej”, ka deklaruar Fetoshi, nё zёri.info.

Liberalizimi i vizave sipas tij do të mundësonte çlirimin psikologjik të qytetarëve, ndërsa mosliberalizimi i vizave do të shtonte pakënaqësinë dhe do të nxiste lënien e mëtejshme të shtetësisë së Kosovës. “Në këtë kuptim liberalizimi i vizave do të ishte faktor i rëndësishëm për çlirimin psikologjik të qytetarëve dhe në qoftë se vendimi do të merret në fillim të dhjetorit, një hapje e tillë do të ndikojë pashmangshëm edhe në atë që është quajtur ‘zbrazje e heshtur’ e Kosovës, si pikënisje për rikthimin e besimit dhe shpresës së njerëzve. E kundërta vetëm sa do ta shtojë pakënaqësinë dhe do ta nxisë ikjen e mëtejshme të qytetarëve, pa marrë parasysh mundësinë e tyre për të hequr dorë ose jo nga shtetësia”, ka deklaruar ai pёr zёri.info, pёrcjell Kabllogrami.

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë